Sot në fshatin Isniq të Deçanit, u bë zbulimi i memorialit përkujtimor në kujtim të strehimit të rreth 100 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 1998.
Në këtë tubim morën pjesë institucionet shtetrore, familje të dëshmorëve si dhe qindra qytetarë e banorë të fshatit Isniq.
Fjalimin e morën disa nga institucionet shtetërore përfshirë edhe drejtorin e AMKMK-së z.Bislim Zogaj si përfaqësues i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës e cila ka financuar projektin.
Drejtorit Zogaj iu dha mirënjohje nga fshati Isniq, përkatësisht nga Kryetari i fshatit z. Musa Musëshabanaj i cili përmes kësaj mirënjohjeje falënderoi Drejtorin e Agjencisë për përkrahjen e vazhdueshme si dhe për financimin e ndërtimit të Memorialit.