Sot në Polac të Drenicës u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në shenjë nderimi për të rënët dëshmorë dhe martirë, të vrarë gjatë luftës çlirimtare nga policia dhe ushtria serbe.
Në këtë tubim, morën pjesë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale z. Bislim Zogaj, kryetari i Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura, nënkryetari z. Sami Lushtaku, Ministri i FSK-sëz. Armend Mehaj, përfaqësues të familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve e martirëve, veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjestarë të FSK-së dhe qytetarë të tjerë.
Në pllakën përkujtimore , janë të gravuara 86 emra të të vrarëve në luftë.
Ky projekt u projektua dhe u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.