1. Detyrat dhe përgjegjesitë e Divizionit të Prokurimit janë:
1.1. Përgatit, koordinon dhe zbaton planin vjetor të Agjencisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve, cakton komisionin për hapjen e ofertave dhe propozon komisionin për vlerësimin e ofertave, duke dërguar propozimin për aprovim te drejtori i Agjencisë;
1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin ne rastet e ekzekutimit të kontratave.
2. Udhëheqesii Divizionit të Prokurimit raporton tek Drejtori i Agjencisë.
3. Numri i të punesuarve në Divizionin e Prokurimit është dy (2).