Shtatorja e Edmond Hoxhës - Junik
Edmond Hoxha ka lindur më 10 tetor 1975 në Junik të komunës së Deçanit. Familja e tij kishte trashëguar traditën e luftës e të qëndresës kundër pushtuesve të të gjitha kohëve. Gjyshi dhe mixha i Edmondit, Ymeri, në vjeshtë të vitit 1944 bien në luftë kundër pushtuesve serbë. Ashtu sikurse edhe shumë luftëtarëve të tjerë shqiptarë, atyre, as sot nuk u dihen varret, por kujtimi për ta dhe për veprën e tyre heroike është përcjellë brez pas brezi. I ati i Edmondit, Hysni Hoxha ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në armatën e Shqipërisë. Asokohe, Edmondit tërë vrull e fuqi djaloshare, Zahiri Pajaziti ia beson shumë detyra delikate, të cilat ai do t’ i kryente me vigjilencë dhe përkushtim. Në hyrje të fshatit Pestovë të Vushtrrisë, në orën 16 e 5 minuta prita e policisë serbe, e lajmëruar paraprakisht nga komanda e policisë, e cila e kishte filluar aksionin, merr në shënjestër veturën, në të cilën ishin përgatitur për rezistencë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi.<br>
Ata, duke e parë se ndodhen në rrethim, i drejtojnë automatikët e tyre kundër pritës. Breshëria e armëve të armikut kishte përshkuar nga të tri anët, nga prita dhe nga eskadroni i policisë që ishte vënë në ndjekje.<br>
Atë ditë ranë në altarin e atdheut tre luftëtarët e përkushtuar të radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ranë për të fituar pavdekësinë: Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu.<br>
Rënia e tyre heroike, duke luftuar ballë për ballë me armikun, u bë shembull frymëzimi për qindra e mijëra luftëtarë dhe luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.<br>
Trupi i dëshmorit Edmond Hoxha varroset në varrezat e Junikut, më 3 shkurt të vitit 1997. Në nderim dhe respekt për gjakun e tij të derdhur në altarin e atdheut, marrin pjesë mijëra qytetarë liridashës nga mbarë Kosova.
Listing Address
Qender
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings