Busti i Dëshmorit Hamdi S. Berisha - Malishevë
Ky bust u ngrit në nderim të Dëshmorit të kombit Hamdi Berisha. Ai u lind më 8 mars të vitit 1977, në fshatin Ruhot të Pejës dhe ra heroikisht më 27 janar të vitit 1999.<br>
Në ditën e rënies së tij, kur në ballë të kolonës po marshonte Hamdi Berisha me shokë u përballë me forca të shumta armike te Ura e Terzive afër fshatit Bishtazhin, papritmas nga këndi i djathtë i urës mbi lumin Erenik armiku hapi zjarr mbi luftëtarët e lirisë. Zjarrit i përgjigjen flakë për flakë luftëtarët e UÇK-së. Pavarësisht se pas një lufte të ashpër armiku detyrohet të kthehet prapa e me humbje nga ana e UÇK-së në fushën e nderit kishte rënë trimi Hamdi Berisha e me të edhe shoku i tij Kasim Shala.<br>
Varrimi i dëshmorëve Hamdi Berisha e Kasim Shala, u bë më 4 shkurt 1999, me nderime të larta ushtarake e popullore në vendlindjen e tyre në fshatin Ruhot, ku më pas u varrosën edhe dëshmorët tjerë të këtij fshati, të rënë për liri.
Listing Address
Oborri i shkollës
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings