Shtatorja e Dëshmorit Bafti N. Haxhiu- Viti

Bafti Nexhip Haxhiu ka lindur më 11 qershor 1955 në fshatin Skifteraj (ish Gjylekar) të Vitisë.<br>
Ka punuar në Zvicër dhe në pranverën e vitit 1999 iu bashkua radhëve të UÇK-së. Përgatitjet psiko -fizike dhe taktiko – ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit (prill – maj 1999). Gjatë Operacionit ‘Shigjeta’ (i shtrirë në tri Drejtime Taktike – DT1, DT2, dhe DT3) e që drejtohej nga Shtabi Operativ i UÇK-së në Cahan – Kukës, Bafti N.Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së dytë (me komandant Isa Ademin nga Kumanova), në njësinë TF-2 në krye me eprorin Fazli Berisha që operonte në Drejtimin Taktik nr.3 (DT3) Gorozhup.<br>
Kur Isa Ademi tërhiqet nga vija e frontit, komandant i Kompanisë së dytë emrohet Agim Muharrem Meha nga Ferizaji.<br>
Bafti N.Haxhiu ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në pjesën malore, rrëzë Pashtrikut.
Latitude
42.31527799
Longitude
21.356111
E ndërtuar nga:
Komuna
Listing Address
Rr: Hasan Kabashi

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors