Shtatorja e Dëshmorit Jetë A. Hasani - Shtime
Pikërisht në Godanc të Epërm, më 2 shkurt të vitit 1956, lindi Jetë Hasani, djali i Azizit dhe i Hatixhës. Gjyshi i tij, Jetë Hasani ka qenë luftëtar i shquar i Organizatës Nacionaldemokratike Shqiptare, i dënuar dhe i përndjekur nga pushteti komunistit. Më 28 nëntor të vitit 1993, Jetë Hasani, së bashku me disa bashkëveprimtarë, në Krojmir, kishte themeluar grupin vendor, i cili më vonë do të veprojë në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Grupi u betua para flamurit kombëtar dhe u zotua se do të luftojë derisa të çlirohej Kosova nga pushtuesi serb. Më 14 qershor të vitit 1998, rreth orës 16.00, Jeta merr pjesë në sulmin mbi kolonën e ushtrisë dhe të policisë serbe në vendin e quajtur Te Ura e Sahitit, në Carralevë, kolonë kjo e cila me mjete të motorizuara ish nisur në drejtim të fshatrave të Drenicës.<br>
Më 19 qershor të po atij viti, Jetë Hasani me disa luftëtarë të tjerë patrullonin në rrugët e Carralevës. Spoti filmik i CNN-it, që kishte incizuar Jetën dhe luftëtarët e tij në vëzhgim e patrullim, ishte ritransmetuar në shumë rrjete televizive botërore. Në periudhën kohore prej 21 qershorit e deri me 25 korrik të vitit 1998, Jetë Hasani, me njësitin e tij sulmues ka goditur pikat e armikut në Carralevë.<br>
Më 16 tetor të vitit 1998, ishte në krye të detyrës në Shalë. Atë ditë, disa fshatarë të Shalës kishin vërejtur një veturë civile një polic serb të uniformuar i cili gabimisht ishte futur në zonën e luftës, që kontrollohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Fshatarët e lajmërojnë Jetën dhe Ajvazin, të cilët me shpejtësi lëshohen në ndjekje të policit serb. Ata arrijnë ta godasin veturën e policit, i cili mundi të ikte nga Rusinovci në drejtim të Magurës. Në orën 11:30 të po asaj dite, Jeta plagoset rëndë në krye të detyrës. Bashkëluftëtari i tij, Ajvaz Karpuzi, me të shpejtë arrin ta dërgojë Jetën e plagosur në Spitalin Ushtarak të Shalës. Edhe pse mjekët Jakup Ismaili, Fitim Selimi dhe Abdullah Fazliu bënë gjithçka për t’ia shpëtuar jetë, kjo ishte e pamundur, pasi plagët ishin shumë të rënda. Në orën 13:00 të 16 tetorit të vitit 1998, Jetë Hasani për herë të fundit e thith ajrin e Drenicës, e cila ishte përflakur nga zjarri i luftës çlirimtare.<br>
Pas luftës, në tetor të vitit 2000, trupi i dëshmorit Jetë Hasani rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Mollopollc.
Listing Address
Rr: Koandant Kuanova
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings