Shtatorja e Dëshmorit Naim Beka - Ferizaj

Naim Beka u lind më 5 shtator të vitit 1966 në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, në Pleshinë, ndërsa shkollën e mesme teknike në Ferizaj. Në vitin 1992 Naimi ishte martuar me Zejnepe Rekën nga fshati Nerodime, me të cilën pati dy fëmijë: Amirën dhe Advanin.

Në moshën 15-vjeçare, qysh si nxënës i shkollës së mesme mori pjesë në demonstratat gjithëpopullore në Ferizaj, në prill të vitit 1981.

Ndërkohë me urdhër të Komandës së Zonës së Neredimes sistemohet në fshatin Jezerc në mesin e luftëtarëve të UÇK-së.

Ka marrë pjesë edhe në luftimet e udhëhequra nga Komandanti i Brigadës, Ahmet Kaçiku në fshatin Reçak, më 18 janar të vitit 1999, me qëllim për mbrojtjen kufomave të Masakrës së Reçakut.

Pas përfundimit të luftës, në qershor të vitit 1999, me rastin e transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Naim Beka caktohet komandant i logjistikës në TMK.

Më 25 tetor 1999, luftëtari i paepur i lirisë, Naim Beka, ka rënë në krye të detyrës, në fshatin Doganaj të Kaçanikut, me bashkëluftëtarët e tij të ngushtë, Avni Shehu dhe Agim Matoshi.

Trupin e dëshmorit bashkëluftëtarët e kishin varrosur, në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Ferizajt.

Familja Beka ka marrë mirënjohje e dekorata nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, nga Zona Operative e Neredimës, nga komuna e Ferizajt dhe nga shoqatat e dala nga lufta.
Latitude
42.37347197
Longitude
21.14596563
E ndërtuar nga:
Komuna
Listing Address
Qytet

Kërko Objekte

Reset
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors