Shtatorja e Dëshmorit Rexhep Bislimi - Ferizaj
Më 1966, prindërve Rexhepit dhe Havës, u lindi i biri Rexhepi. Rexhepi i ri u bë gëzimi i shtëpisë së familjes Bislimi. Këto rrethana, që më parë se familjare, kishin karakter kombëtar, për mendjen e Rexhepit kishin domethënien e qartë: se populli shqiptar nën ish – Jugosllavi ishte i robëruar dhe se detyrë e shtruar historike ishte çlirimi i tij. Në vitin 1986, policia kishte rënë në gjurmët e grupit të organizuar të të rinjve nga Ferizaj, në radhët e të cilëve ishte edhe Rexhepi. Në këtë rast u arrestua edhe Rexhepi. Atë e arrestuan pjesëtaret e sigurimit jugosllav në Ferizaj, Sakip Kollari, nga Dibra dhe Ilmi Hyseni. Në mungesë të fakteve pas disa ditë arresti Rexhepi u lirua, por përcjellja policore kundër tij u sforcua. Me organizmin e njësiteve guerile të UÇK-së aktivizohet edhe Rexhepi. Në pranverë të vitit 1996 me ndërmjetësimin e Ekrem Jasharit kishte vënë lidhjet me Rexhep Selimin dhe Nait Hasanin.<br>
. Një aksion i tillë ku merr pjesë edhe Rexhep Bislimi kundër forcave të policisë më 12 shtator të vitit 1997 u krye në udhëkryqin e rrugëve Ferizaj-Shkup, Ferizaj Viti në fshatin Gërlicë. Aktiviteti i pandërprerë i tij bëri që të hetohej nga shërbimi sekret serb. Më 6 korrik të vitit 1998 derisa po udhëtonte në rrugën Ferizaj-Gjilan arrestohet nga krimineli, Nebojsha Gjorgjeviq nga Neredimja.<br>
Hetimet kundër tij zhvillohen në ndërtesën e sigurimit në Ferizaj prej nga transferohet në burgun e Gjilanit. Edhe atje kundër tij vazhdojnë tortura të tmerrshme. Më 15 korrik familja e tij nuk lejohet ta vizitoj. Rexhepi bie në gjendje kome dhe dërgohet në spitalin e Prishtinës. Më 19 korrik, familja e tij njoftohet se ai është në gjendje të rëndë dhe se për atë nevojitet gjak. Dy ditë më vonë, më 21 korrik, në orën 22.00, Rexhepi i mbyllë sytë përgjithmonë. Familja e merr trupin e tij nga spitali i Prishtinës. Më 23 korrik varroset në varrezat e qytetit në Ferizaj. Funerali i tij u përcoll nga popullata liridashëse. Në shtator të vitit 1999 trupi i dëshmorit, Rexhep Bislimi u varros në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj krah për krah dhjetëra shokëve të tij të idealit e të luftës të rënë në beteja.
Listing Address
Para komunes
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings