Kompleksi Memorial “Baza e UÇK-së” – Lladoc, Podujevë

Ky kompleks memorial u ndërtua për nder të rolit që kishte si shtab (ndër të parët) i UÇK-së. Kompleksi përmban kullën-muze, amfiteatrin, shtatorët e heronjve: Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës dhe Ilir Konushevcit, fontana (shatërvane) dhe pishina, automjetin e konservuar, parkingun, shtigje dhe gjelbërim. Kompleksi u ndërtua nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor […]
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” – Prekaz, Skenderaj
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” gjendet në Prekaz – Skënderaj dhe u ndërtua për nder të Dëshmorëve të Betejës së Jasharajve më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, e cila ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e […]
Kompleksi Memorial “27 Prilli” – Mejë, Gjakovë
Ky kompleks memorial u ndërtua për nder të 377 martirëve të Masakrës së Mejës. Masakra e Mejës u krye nga aparati shtetëror serb më datë 27 prill të vitit 1999 në fshatin Mejë, në afërsi të Gjakovës. Në këtë masakër u ekzekutuan në mënyrë gjenocidiale 377 civilë, kryesisht meshkuj, shqiptarë, mysliman e katolik, pa dallim […]
Kompleksi Memorial – Krushë e Madhe, Rahovec
Ky kompleks është ngrit në shenjë nderimi të të rënve e që kryesisht janë Martirë të fshatit Krushë e Madhe dhe fshatrave përreth. Në këtë Kompleks gjinden Varrezat e Martirëve dhe Dëshmorëve, gjendet Lapidari me emrat e të gjithë të rënve, amfietari, stazat për këmbësor, gjelbërimi, elektrika, rrethoja etj.Pozita është në mes të fshatit Krushë […]
Kompleksi Memorial – Gradishë, Rahovec
Ky kompleks u ndërtua në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Gradishë, të Rahovecit. Memoriali përmban: varrezat, obeliskun, objektin administrativ, amfiteatrin, muzeun, hapësirat gjelbruese, staza, murin rrethues. Memoriali u ndërtua nga Komuna.
Kompleksi Memorial “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së” – Likoc, Skenderaj
Ky kompleks memorial u restuarua dhe menaxhohet nga AMKMK, për shkak të rolit dhe kontributit që luajti gjatë Luftës. Ky kompleks ka shërbyer gjatë Luftës si Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së. Në këtë kompleks u organizua ushtria, u stërvitën ushtarët, u grumbullua dhe u shpërnda armatimi në zonat e tjera. Kompleksi përmban Objektin, që pas […]