Shtatorja e Dëshmorit Pal Paluca - Prizren
Pal Paluca është i lindur më 17 shkurt të vitit 1974 në fshatin Mirditë, ish-Trapeticë, famullia e Velezhës, Rrafshi i Anadrinit, komuna e Prizrenit. Doli dhe u rrit në gjirin familjar të Mark Palucës, vatër kjo mikëpritëse e bujare, e njohur anembanë trojeve tona për burra që pati dhënë, prandaj ishte në shënjestër e në luftë përherë me turk, me shkja e me caragorë, për çka edhe nuk iu ndalën asnjëherë ndjekjet, burgosjet dhe vrasjet djalë pas djali, por i ndihmonte Zoti edhe kur e shkatërronte djalli. Edhe pse Mark Paluca me Rozën e Bardhasanës së Gjakovës, kishte shumë fëmijë; pesë djem: Ndoun, Marjanin, Kastriotin, Vilsonin e Palin, katër vajzal Marinë, Martën, Gjylën e Manën, Mark Paluca kishte dëshirë të flaktë për t’i shkolluar bijtë.<br>
Ardhja e Palit në Rrafshin e Anadrinit dhe vendosja e tij në Brigadën 125, në fshatin Reti, jo larg vendlindjes së tij, sot Mirditës, përmbush faqet e anelave të luftës me aksione guerile veçanërisht në aksin rrugor Prizren-Gjakovë<br>
Pal Paluca, përherë ishte në krye të pjesëmarrësve në ato protesta e demonstrata. Pikërisht për këto aktivitete u bjen në sy strukturave udbeske të instaluara në Perëndim, prandaj edhe si i ndjekur, nuk kthehet më në Kosovë.<br>
Por, më 5 maj të vitit 1999, duke zhvilluar aktivitetet luftarake, madje ofensive, për avancim në drejtim të aksit rrugor Prizren-Gjakovë, bjen heroikisjt në breg të lumit Teplluhë, jo larg Urës së Piranës, Amaneti i tij:<br>
’Vazhdoni aty ku mbeta!’’ e Pali me gjakun e tij skuqi valët e Drinit të Bardhë e sot trupi i Pal Palucës pushon duke pritur realizimin e amanetit, pushon në Qytetin e Dëshmorëve, në Landovicë, pranë Remzi Ademajt e pranë Tahir Sinanit.
Listing Address
Rr. Ismet Jashari Kumanova
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings