Shtatorja e Dëshmorit Harun Beka - Mitrovicë
Harun Beka u lind më 3 qershor të vitit 1951, në një familje të varfër por shumë bujare, familje tipike shqiptare. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu ne Mitrovice. Ne vitin 1972 pasi kreu një kualifikim për gjeologji ne Lubjane u largua për kushte me te mira ne Gjermani.<br>
Deri ne vitet e 80 lëvizja patriotike shqiptare ne mërgim ishte teper e kufizuar, me shume ishte e përqendruar ne futjen e literaturës nga Shqipëria, bëheshin tubime e ahengje, ne kohen kur ne Kosove rinia shqiptare burgosej, torturohej e vritej rrugëve. Haruni ishte i prere, dhe nuk i duronte njerëzit e pa kurriz e te luhatshëm. Ne një takim te rastësishëm ne Dyren, ku ishin mbledhur shume shqiptare e i shprehnin fjale miradie ish udheheqsit te larte te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise Azem Vllasit, Haruni u ngrit e i tha: Shih ketu, Azem Vllasi, mos mendo se vetëm pse u burgose 2 muaj u bëre patriot, ti ishe ai qe serbët te shfrytëzuan deri ne maksimum.<br>
E gjithë kjo Harunit nuk i dukej mjaft, prandaj qe në pranverën e vitit 1998 kishte kërkuar qe te rreshtohej ne radhët e UCK-se, kërkese e cila ne fillim ju refuzua. Me muaj te tere Haruni ne çdo takim te vetmen gjë qe shtronte ishte kërkesa qe ai te lejohej te radhitet ne njësitet e UCK-se.<br>
Ne verën e vitit 1998, jo për fajin e tij, dështoi hyrja ne Kosove për arsye te problemeve ne komunikim, dhe kjo u shty deri ne dimrin e po atij viti, kur Haruni u bashkua me shokët e tij te frontit. Ishte fat i tij qe te operonte ne piken strategjike te Koshares, ne betejën më te vështirë por te lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, kur për here te pare u thye kufiri artificial ne mes Shqipërisë dhe Kosovës.<br>
Ditën e 11 Prillit 1999 Kosovës do t´i rritej lavdia me trimëritë e trimave sypatrembur si Sali Ceku, Agim Ramadani, Rrahman Tafa e Harun Beka, të cilët me heroizmin e tyre u bene shembull se si duhet luftuar dhe vdekur per Shqipërinë. Lajmi për rënien e Harunit i tronditi te gjithë, por edhe i bëri krenar të gjithë ata që e njohën dhe që e kishin shok të idealit.
Listing Address
Mbreteresha Teuta
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings