Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj - Pejë
Dëshmori Shkëlzen Haradinaj ka lindur më 25 mars të vitit 1970, në Gllogjan. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në fshatin Rrezarë. Meqenëse nevojat ekonomike të familjes kërkonin angazhimin e tij, Shkëlzeni nuk kishte mundësi të vazhdonte studimet. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, në vitet 90, ai ndihmoi të atin, i cili punonte në një dyqan, në Rrezarë. Vorbulla e lëvizjes së rezistencës kombëtare, të cilën, si kudo në Kosovë edhe në këtë pjesë të saj, e kishte çelikosur gjaku i bijve të kësaj treve, dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Shkëlzenin e tërheq që në moshën e hershme të rinisë. Përveç vëllezërve, Ramushit e Dautit, të cilët, po ashtu ishin bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, në rrethin e shokëve të tij të idealit bënte pjesë një numër i madh të rinjsh, ndër të cilët, përveç vëllezërve Luanit e Ramushit, edhe Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Gazmend Mehmetaj, Bujar Haradinaj, Ali Haxhosaj, Myrtë Zeneli, Agron Mehmetaj, Naser Brahimaj, Lahi Brahimaj e atdhetarë të tjerë.<br>
Në fillim të prillit të vitit 1999, kur në trevën e komunës së Deçanit e të Gjakovës u zhvilluan luftime të ashpra, Shkëlzeni organizoi tërheqjen e ushtarëve të plagosur në drejtim të Burimit (ish-Istogut), ku vepronte brigada 133 “Adrian Krasniqi”. Në këtë rast ai komandoi njësinë e pararojës për të mundësuar transferimin e këtyre ushtarëve në një terren më të sigurt. Disa ditë më vonë, Shkëlzeni me bashkëluftëtarët e vet u kthye në malet e Maznikut, ku ndodhej e strehuar popullata civile, e cila ishte vënë nën rrethimin e armikut. Ai fillon luftimet për të çarë këtë rrethim. Në shkëmbim të zjarrit me armikun, më 16 prill të vitit 1999, bie për lirinë e Kosovës, për të cilën kishin luftuar shumë breza atdhetarësh shqiptarë. Në të njëjtën fushë të betejës, nga plumbat e armikut ranë edhe dëshmorët Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj, që të tre nga fshati Gllogjan.<br>
Dëshmori Shkëlzen Haradinaj është shembull i luftëtarit trim e i heroizmit atdhetar. Figura e tij shndrit si yll i përjetshëm në qiellin kombëtar shqiptar.
Listing Address
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings