Bustet e Gursel e Bajram Sylejmanit - Viti
Dëshmori Gursel Sylejamni la lindur me 1 nentor 1961 kurse Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të komunës së Vitisë. Ditët e fëmijërisë i kaluan në një rreth të gjerë bashkëmoshatarësh të fshatit e të kushërirëve.<br>
Raportet midis këtyre dy vëllezërve, në vitet e mëvonshme u bënë edhe më tepër se vëllazërore. Në vitet e pjekurisë së tyre, ata do t’i lidhë jo vetëm qumështi i dikurshëm i të njëjtit gji të nënës, por edhe ideali i lirisë së kombit e të Kosovës.Bajrami do t’i qëndrojë përkrah Gurselit edhe në kohën e veprimtarisë së fshehtë atdhetare, edhe në punë, edhe në luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në çastet e fundit madhështore të jetës, në momentin e rënies. Sot këta dy vëllezër dëshmorë qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit edhe në lapidarin që dëshmon lavdinë e tyre, i ngritur në hyrje të fshatit të lindjes, si dhe në kujtesën liridashëse të popullit shqiptar. Derisa Bajrami ishte nxënës i shkollës së mesme, vëllai i tij, Gurseli, u arrestua nga policia e atëhershme jugosllave dhe në fund të vitit 1983 u dënua me 8 vjet burg për shkak të veprimtarisë së organizuar kundër kolonizatorit jugosllav.<br>
Si rezultat i angazhimit të tij në qarqet ilegale, në vjeshtë të vitit 1988, në radhën e shumë veprimtarëve të lëvizjes kombëtare të asaj kohe, policia sekrete jugosllave e arrestoi edhe dëshmorin Bajram Sylejmani. Në këtë rast ishte arrestuar edhe Gurseli, i cili kishte dalë nga burgu disa muaj më parë. Bajrami u mbajt në arrest, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatën ilegale ku bënin pjesë shumë shokë të tij, siç ishin Beqir Beqa, Nazife Xhemaili, Qamil Xhemaili, Minire Ramadani, Njazi Beqa e të tjerë. Në mungesë provash, nga burgu u lirua pas tre muaj hetimesh.<br>
Më 14 korrik të vitit 1998, hyn në radhët e njërit prej njësiteve të para të UÇK-së, të cilat ato ditë formuan pikat e reja ushtarake në Jezerc. Më 26 shtator të viit 1998, pasi kishte grumbulluar forca të shumta, pushtuesi sulmoi në drejtim të Jezercit, nga të gjitha drejtimet: nga Neredimja, Gremja, Pleshina, Zaskoku, Zhupa e Siriniqit, Kodra e Shtimes, Carraleva dhe nga drejtimi i Budakovës, ku tashmë kishin arritur të depërtojnë forcat e armikut. Njësitet e UÇK-së të vendosura në Jezerc ishin vënë në gjendje gatishmërie për të mbrojtur deri në fund pozicionet e tyre. Luftime të ashpra vazhduan deri në pasditen e 28 shtatorit. Heroizmi i çlirimtarëve ishte i madh. Rënia e pozicioneve të tyre ndodhi vetëm pas mbarimit të municionit, vetëm pas një epopeje të lavdishme dhe pas rënies në fushën e nderit, të dëshmorëve Bajram Sylejmani, Arsim Zeqiri, Sejdi Sejdiu, Salih Baliu, Gursel Sylejmani, Bashkim Vishi e Lulëzim Guta, të cilët ishin të pozicionuar në dy pika ushtarake. Në pikën e parë, në lindje të Jezercit ishte i pozicionuar Bajrami me bashkëluftëtarë. Shënjestra e të gjitha llojeve të armëve të rënda të armikut, së pari ishte orientuar te kjo pikë. Pas një rezistence të fuqishme e heroike, Bajrami hyn në përjetësi. Disa çaste më vonë, në pikën tjetër ushtarake të UÇK-së bie Gursel Sylejmani.
Listing Address
Rr. Xhemajl Ademi
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings