Busti i Dëshmorit Abdullah Ramadan Tahiri - Gjilan
Abdullah Tahiri lindi më 1956 në fshatin Malishevë të Gjilanit, në një familje atdhedashëse. Në vitin 1981 ishte student i vitit të katërt të Fakultetit të Bujqësisë. Më 11 mars të atij viti ai ishte njëri ndër prijësit e revoltës studentore. Mori pjesë në demonstratat e 1 dhe 2 prillit të vitit 1981 në Prishtinë. Milicët jugosllavë e kishin arrestuar dhe për disa muaj ishte mbajtur në burgun e Gjilanit. Regjimi serb i kishte vënë në gjurmë aktivitetit të tij edhe në kuadrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e ndoqi në çdo hap. Ndërkohë Abdullahu, në fshatin e tij, kishte formuar njësitin, të cilin e kishte armatosur e me të cilin bënte stërvitje të vazhdueshme. Abdullahu u ishte nënshtruar torturave çnjerëzore, por për asnjë moment akuzave që po i bënte Sigurimi serb. Fatkeqësisht, ndërkohë, UDB-ja arrestoi edhe një grup tjetër bashkëluftëtarësh, me ç’rast rëndohet edhe më tepër pozita e tij. Gjatë gjykimit ishin përfshirë në të njëjtën aktakuzë të gjithë të arrestuarit. Megjithatë, rasti i tij u trajtua si i veçantë. Në procesin gjyqësor, në verën e vitit 1998, Abdullahu u dënua me katër vjet burg, si pjesëtar i UÇK-së.<br>
Brenda mureve të burgut të Dubravës, më 19 maj të vitit 1999. Trupi i tij është gjetur pranë trupit të dëshmorit Enver Topalli, në varrezat masive në Rakosh, afër dhjetë kilometra larg vendit të krimit.
Listing Address
Rr. Hajdar Hashani
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings