Busti i Dëshmorit Arben A. Haliti - Klinë

 Bust

Arbeni lindi më 2 janar 1976 dhe vdiq më 21 maj 1998.
Më 20 maj të vitit 1998, Arben Haliti dhe me disa bashkëluftëtarë të tjerë, niset për në fshatin Budisalc, për kryerjen e një aksioni kundër kriminelëve serb. Gjatë kësaj detyre, në mes të fshatrave Kryshec e Budisalc, pranë hekurudhës Klinë-Pejë, Arbeni me shokë bie në pritë të policisë serbe. Aty zhvillohet një betejë e ashpër mes gjashtë luftëtarëve te UÇK-së dhe bandës së kriminelëve serbë, e cila kishte edhe mbështetjen e armatës.
Luftimet zgjatën deri në mbrëmje, dhe Arbeni u plagos. Pas mbarimit të municionit, luftëtarët shqiptarë, me urdhrin e Arbenit, vendosin të tërhiqen. I plagosur, Arbeni arrin të tërhiqet zvarrë drejt bregut të Drinit, ku fshihet afër një shelgu. Aty buzë lumit qëndron tërë natën, pa pasur mundësi për të depërtuar më tutje.
Të nesërmen në mëngjes, më 21 maj, forcat serbe e rrethojnë vendin ku ndodhej Arbeni dhe e gjejnë të dërrmuar nga plagët, të lodhur, por të paepur. Policët Stojan Donçiq dhe Voja Donçiq, të pasuar nga dhjetëra policë të tjerë, Arben Halitin, të plagosur rëndë, e torturojnë mizorisht dhe e çojnë në stacionin policor të Klinës.
Prenk Palushi nga Drinishti i Madh thotë se ata policë serb nga fshatrat Stub dhe Budisalc, të cilët e kishin kapur Arbenin, ata edhe e kanë vrarë.
Në nderim dhe përkujtim të tij, sot busti i tij gjindet në Klinë, në qendër të qytetit.

  • Listing ID: 3764
  • E ndërtuar nga: Komuna