Busti i Dëshmorit Jahir Sh. Mazreku - Malishevë

Ky bust u ngrit në nderim të heroizmit të Dëshmorit Jahir Mazreku. Ai lindi më 24.06.1967 dhe vdiq më 03.04.1999.<br>
Rënia e tij lidhet me përfundimin e Betejës në Qafën e Pagarushës, kur Jahiri tërhiqet kah territoret që i kontrollonte Brigada 122 “Imer Krasniqi” dhe prej l prillit të vitit l999 përgatitet për ta thyer aksin rrugor Malishevë-Rahavec. Ai zgjodhi mesnatën, përkatësisht orët e hershme, të para të pasmesnatës  në maje të Kreshtës, bri “Majës së Kikës”, por forcat serbe, të përqëndruara nëpër aksin e rajonales i kishin forcuar pozicionet vëzhguese e përgjuese. Aty edhe përjetësohet Jahir Mazreku së bashku me disa dëshmorë të tjerë dhe shumë qytetarë të cilët pretendonin të ktheheshin nëpër shtëpitë e braktisura pas masakrave të bëra gjatë marsit nëpër fshatrat e Anadrinit. Trupat e pajetë të luftëtarëve të lirisë sërbët i morën dhe i groposën në një kënd të varrezave të Rahavecit ku kishin groposur edhe shumë luftëtarë të përjetësuar. Pas përfundimit të aktiviteteve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë zbulimi i këtyre varrezave dhe trupi i pajetë i Jahir Mazrekut dhe i të gjithë dëshmorëve rivarroset në Malishevë.
Latitude
42.48222716
Longitude
20.74370573
Viti i ndërtimit:
2013
E ndërtuar nga:
Komuna
Listing Address
Oborri i shkollës

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors