Shtatorja e Dëshmorit Ahmet Kaçiku- Ferizaj
Ahmeti lindi më 15 janar të vitit 1964. Ahmeti, së bashku me vëlla Hesetin dhe me motrën Lumnie mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënë Velimja, i kishte rritur me mundime fëmijët, pasi i shoqi, Shabani, kishte vdekur herët. Ahmeti, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, me sukses të shkëlqyeshëm. Gjyshi, Bajrami, për t’i brumosur nipat me një edukatë të shëndoshë kombëtare, i tregonte për heroizmat gjatë historisë kundër pushtuesit serb . .Serbët Ahmetit ia Ilishin masakruar axhën. Kjo ngjarje kishte ndikuar që Ahmeti të fitojë një urrejtje edhe më të madhe për serbët. Më 1983, Ahmeti regjistroi shkollën e lartë “Xhevdet Doda” në Prizren, në drejtimin fiziko-matematikor. Në qershor të këtij viti, detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak, në Doboj të Bosnjës. Pasi e kreu shërbimin ushtarak në armatën jugosllave, më 1984, Ahmeti, edhe pse i kishte dhënë gjashtë provime në shkollën e lartë pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, detyrohet t’i ndërpresë studimet për shkak të represionit të policisë serbe. Në vitin 1984, Ahmeti u dënua me dy muaj burg për kundërvajtje politike. Pas kryerjes së burgut, shkon në Perëndim. Gjatë vitit 1997, gjendja ekonomike për familjen Kaçiku ishte bërë shumë e rëndë, prandaj Ahmeti emigroi sërish në Perëndim. Kur në vitin 1998, filloi lufta në Kosovë, kushtrimit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së iu përgjigj edhe Ahmet Kaçiku. Më 26 qershor të vitit 1998, Ahmet Kaçiku me dhjetëra shokë hyn në Shqipëri. Këtu, për shkak të mungesës së dokumetacionit, autoritetet e atëhershme shqiptare e ndalojnë Ahmetin, por pas sqarimit që bën shoku i tij, Ramiz Lladrovci, ai lirohet.<br>
Në fund të muajit nëntor të vitit 1998, me propozimin e Komandës së zonës dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ahmeti emërohet komandant i Brigadës 161.<br>
Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit. pas një luftimi të ashpër me njësitin e Reçakut, forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitare serbe arrijnë të futen në fshat. ku masakruan 45 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të sëmurë. Kjo datë ishte edhe ditëlindja e komandant Ahmetit. Atë ditë ai ishte në vijën e frontit. mbi Gurin e Bagdashit. në mbrojtje të pozicioneve. Një ditë më vonë, me ushtarët e tij ndërmori aksionin për mbrojtjen e kufomave, të cilat ishin çuar në xhami të fshatit, në pritje për t’u varrosur. Pas katër ditë luftimesh të ashpra kundër forcave serbe, më 19 janar 1999, komandant Ahmeti Kaçiku bie heroikisht.<br>
Bashkëluftëtarët. komandantin Ahmet Kaçiku e varrosin më 21 janar të vitit 1999, në Varrezat e Dëshmorëve, në MoIlapolc. Amanetin e tij, bashkëluftëtarët e lirisë e vazhduan edhe më të fortë edhe më të organizuar, deri në fitore. Pas luftës, më 28 shtator të ~’itit 1999, është bërë rivarrimi. Eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.
Listing Address
Qytet
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings