Shtatorja e Dëshmorit Mehë Uka - Mitrovicë
Mehë Uka lindi më 20 dhjetor 1962 në Bajgorë. Ishte fëmija i gjashtë me radhë nga të dhjetët sa i kishin babë Rama dhe nënë Gjyla. Atë vit kur lindi Meha, siç rrëfejnë të moshuarit, bënte acar sa s’mbahej mend. Djaloshi lëshonte shtat atleti dhe merrte tiparet e një karakteri të pathyeshëm. Mësimet e para i mori në vendlindje e në Mitrovicë. Edhe vitin e parë të shkollës së mesme e kreu në Gjimnazin e Mrtrovicës, ndërsa tre vjetët tjerë i vazhdoi në Gjimnazin Matematikor të Prishtinës. Më 6 qershor 1979, në prag të vizitës së Titos në Kosovë, së bashku me shokë, në Mrtrovicë shpërndau parulla dhe afishe me mbishkrimin: Trepça punon – Beogradi shfrytëzon. Pranvera e madhe studentore e vitit 1981 djaloshin sypatrembur shaljan e gjeti të gatshëm. La mënjanë maturën dhe u vu në ballë të demonstruesve. Shpirti i tij luftarak shpërtheu vrullshëm më 26 mars dhe më 1 e 2 prill 1981. UDB-ja i bie në gjurmë dhe e dënon me dy muaj burg. Mehë Uka s’ishte rastësi, por vazhdimësi e natyrshme e një tradite shekullore. Edhe qelitë e burgjeve serbe ia kishin dronë viganit të Kreshbardhës. Në janarin e egër të vitit 1984, sa ishte në shërbimin ushtarak, dënohet me shtatë vjet burg. Pas amnistisë në prill të vitit 1990, edhe Meha lirohet. Kosovën e tij të dashur e gjeti të mbërthyer me pranga. Me ca shokë formoi Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilin për pak muaj e udhëhoqi vetë. Sipas dëshmive të prezentuara në monografinë Mehë Ramë Uka të autorit Reshat Badallaj, mbështetur në dëshmitë e bashkëshortes së tij, Resmie Badallaj, thuhet se në mbrëmjen e 28 dhjetorit të vitit 1996 Meha ishte nisur në një detyrë të caktuar për në Mitrovicë. Në fshatin Lushtë, në hyrje të qytetit aty i është inskenuar vrasja aksidentale nga policia sekrete serbe.<br>
Mirëpo, nga plagët e vërejtura në trupin e tij, ishte hetuar se nuk ishte fjala për aksident komunikacioni, por për likuidim të paramenduar. Sipas variantit të policisë serbe, Meha ishte aksidentuar me veturën e tij në një eskavator.<br>
Gjatë kohës së luftës, emrin e Mehë Ukës e mori Brigada 141 e UÇK-së e ZOSH-it. Sot, me krenari këtë emër e mbajnë edhe Qendra e Studentëve në Prishtinë, Shkolla Fillore në Bajgorë dhe sheshi kryesor në Mitrovicë.
Listing Address
SHESHI "Mehë Uka"
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings