Shtatorja e Nijazi Azemit (Mjekra) - Viti
Njazi Azemi ka lindur më 16.6.1970 në fshatin Mogillë të komunës së Vitisë. Babai i tij, Ramushi, ishte nip i atdhetarit Fazli Tërpeza, i rënë më 1945, në betejën e Sllakocit, kundër trupave ripushtuese jugosllave. Historia e qëndresës atdhetare të Fazli e Hysen Tërpezës dhe e shumë atdhetarëve të tjerë të kësaj ane, kishte ndikuar fuqishëm në rrënjosjen e ndjenjës së atdhedashurisë te Njaziu i ri. Përveç kësaj rrethane, në formimin e tij, sikurse edhe në tërë brezin e kësaj periudhe, do të ndikojë edhe fryma e zgjimit të madh të Pranverës së vitit 1981, e cita do të zgjasë deri në shpërthimin e tuftës së armatosur çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në shkollën fillore 4-klasëshe në Mogillë dhe në 4 klasat vijuese në fshatin fqinj Vërboc, Njaziu ishte nxënës shembullor.
ë UÇPMB, Njaziu kishte edhe pozita komanduese, si komandant toge, kompanie e brigade, tashmë njohur si komandant “Mjekra”. Ishte komandant i brigadës 115 “Karadaku” të UÇPMB-së, e cila pas rënies së tij mori emrin brigada “Njazi Azemi”. Në betejat e shumta të UÇPMB-së, pushka e Njaziut jehoi fuqishëm deri me nënshkrimin e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht të marrëveshjes midis patëve ndërtuftuese për t’i dhënë fund konfliktit. Këtë marrëveshje, ai e kishte pritur me shumë rezervë, ngase me të drejtë nuk mund t’i besonte sinqeritetit të pushtuesit serb.
Më 26 mars të vitit 2001.Njaziu me bashkëtuftëtarët, Burim Berisha, nga Sadovina e Jerlive, Milaim Abazi, nga Skifteraj, me Hajrizin, Mitaimin e me luftëtarë të tjerë, ndodhej në vijën e frontit afër fshatit Caravajkë të komunës së Preshevës. Në këtë fshat ndodheshin të pozicionuara edhe trupat serbe. Në orët e pasdites të kësaj date, në një shkëmbim zjarri, në vendin e quajtur Stanec, komandant “Mjekra” goditet nga një plumb snajperi. Megjithëse i veshur me jetek antiptumb, ai ishte goditur në anën e majtë të gjoksit. Plumbi kishte depërtuar në vendin ku ishte kopsitur jeleku. Ushtarët Hajriz Jahiri, Milaimi e bashkëluftëtarë të tjerë e tërheqin deri në vendin ku mund t’i jepej ndihma e parë mjekësore. 40 minuta pas dhënies së kësaj ndihme, komandant “Mjekra” hyn në përjetësi, duke mbetur shembull i luftëtarit për lirinë e të gjitha trojeve etnike shqiptare.
Nijazi Azemi-Komandant “Mjekrra”, ka rënë dëshmorë në Stanec të Preshevës më 26 mars 2001, si komandant i Brigadës 115 “Karadaku” të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB)\. Emrin e Njazi Azemit e mban një shesh i qytetit në Viti. Ndërkohë, vepra dhe heroizmi i tij janë pasqyruar në shumë shkrime gazetash dhe në një film dokumentar.
- Listing ID: 2109
- E ndërtuar nga: Bashkëfshatarët