Busti i Dëshmorit Abedin Bujupi - Arllat, Drenas

Ky bust u ngrit në nderim të heroizmit të Dëshmorit Abedin Bujupi.<br>
Ai u lind më 25 dhjetor të vitit 1971 dhe vdiq më 10 nëntor të vitit 1998.<br>
Atë ditë, Abedin Bujupi, ndodhej ne detyrë ushtarake. Me veturën e tij të tipit “Ford Shkorpion” ishte nisur nga Likoci në drejtimin Abri, Terdec, Negroc. Forcat serbe, nga larg kishin identifikuar lëvizjet e veturës dhe në kohën kur Abedini ishte afruar në Likoc, afër shtëpisë së Januz Krasniqit, ata të pocizionuar te udhëkryqi Arllat-Negroc, marrin në shënjestër dhe godasin veturën. Abedini edhe pse ishte vetëm, iu kishte kundërpërgjigjur zjarrit të forcave armike, duke bërë përpjekje të largohej. Me gjithë përpjekjet e tij, ai kishte marrë plagë për vdekje dhe forcat serbe kishin depërtuar te vetura.<br>
Bashkëluftëtarët, trupin e dëshmorit Abedin Bujupi e varrosin në varrezat e fshatit Berishë, me nderime ushtarake.
Latitude
42.56322853
Longitude
20.83738479
E ndërtuar nga:
Komuna
Listing Address
Rr. Milazim Gashi

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors