Busti i Dëshmorit Ismet Jashari Kumanova - Javor, Suharekë
Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967.<br>
Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin, Fatmir Limajn, Haxhi Shalën e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.<br>
Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit 1998, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari, komandant Kumanova.<br>
Në nderim dhe respekt të heroizmit të treguar për çlirimin e Kosovës, pas rënies së tij, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mori emrin “Ismet Jashari – Kumanova”. Për ta nderuar emrin e tij, më vonë, në verë të vitit 2001, edhe brigada 113 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila ka vepruar në zonon e Kumanovës, ka marrë emrin “Ismet Jashari”<br>
Emrin e Komandant “Kumanovës” e ka mbartur me pietet edhe Brigada 313 e TMK-së, e Zonës së Parë të Mbrojtjes, në Malishevë.
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings