Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti - Orllan, Podujevë
Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962, në fshatin Turuqicë të Podujevës. Nga shkolla u përjashtua për shkak të bindjeve të tij militante, bindje që konsideroheshin të papranueshme nga drejtoria e shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për ata nxënës që kishin pikëpamje tjera nga pikëpamjet e zyrtarëve të Krahinës Autonome të Kosovës. Në vitin 1980, bashkë me dy shokë të tij, Raif Sfishtën dhe Nexhmi Dabinofcin, e kalojnë kufirin e Shqipërisë ilegalisht dhe për këtë burgosen në Shkodër, ku edhe mbahen 18 ditë në burg. Pas kthimit në vendlindje, ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet me burg për kundërvajtje meqë ishte i moshës së mitur. Në vitin 1981 fillon studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës – Degën e Gjuhës Angleze. Po në atë vit rekrutohet në shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj të tjerë në Beograd. Në vitin 1991 Zahiri shkon në Shqipëri me qëllim për të kryer stërvitjet ushtarake, në mesin e një grupi militantësh nga Kosova. Pas mbarimit të stërvitjeve, në vitin 1992, kthehet në Kosovë por ndërkohë grupi i tij ilegal zbulohet dhe Zahiri për disa muaj vepron ilegalisht. Asokohe veproi në drejtim të furnizimit me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit, ku edhe vepronte grupi i tij gueril, ilegal. Gjatë viteve 1993-1994, Zahir Pajaziti me militantët e tij angazhohet në zgjerimin e pikave të UÇK-së edhe në pjesët e tjera të Kosovës. Ishte njëri nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh, si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Shquhej si organizator i aftë, i cili kishte ushtruar edhe autoritet të pakontestueshëm në mesin e shokëve edhe për faktin se merrte pjesë në ballë të aksioneve guerile, që ndërmerreshin veçanërisht në rajonin e Llapit.
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings