Busti i Dëshmorit Bahri F. Kuqi - Shtitaricë, Vushtrri
Dëshmori Bahri Kuçi u lind më 5 prill 1971, në fshatin Lugmir (ish-Dolak) të komunës së Vushtrrisë.

Në mars të vitit 1988, bie në kontakt me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Inkuadrohet në radhët e UÇK-së më 29 maj të vitit 1998 dhe aty mori nofkën “Luani”.

Bahriu veproi në Sukë, në rrethin e fshatit Trimor, në kuadër të njësitit special të Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, te komandanti Fatmir Humolli.

Në janar 1999, komanda e UÇK-së, Bahriun e emëron komandant të Togës III të Kompanisë së Dytë të Batalionit II të Brigadës 142, detyrë të cilën e kreu me nder deri në rënie.

Mori pjesë në betejat në Hamidi, në qershor të vitit 1998, ku forcat policore-ushtarake serbe pësuan humbje në njerëz dhe teknikë, në Lugmir (ish-Dolak), në Akrashticë, në Bukosh etj.

Më 22 shkurt 1998, në breg të fshatrave Shtruerë (ish-Shtitaricë), Lugmir (ish-Dolak) dhe në Akrashticë u zhvillua betejë e ashpër, ku focat serbe patën sulmuar pozicionet e UÇK-së dhe pika ku ishte vendosur njësiti i komandant “Luanit”. Pas dy orësh, armiku detyrohet të tërhiqet me humbje të mëdha në ushtarë dhe teknikë ushtarak.

Më 11 mars 1999 Bahriu ishte i patundur në pozicionet e veta në Sukë të Balincit, me gjithë betejat e ashpra e të njëpasnjëshme në Ashlan. Por, beteja e kësaj dite zgjerohet edhe në pika të tjera, andaj edhe në pikën e Sukës së Balincit, ku ishin të pozicionuar Bahri Kuçi, Bashkim Shala dhe Lulëzim Zeqa. Lufta zhvillohet në distancë të afërt, prej rreth 15-20 metrash.

Pas një beteje të ashpër, një predhë granate shpërthen pranë Bahriut, ku edhe bie heroikisht.

Në orët e mbrëmjes, më 11 mars 1999, disa bashkëluftëtarë e tërheqin nga pozicioni i rënies, nën breshërinë e granatimeve të vazhdueshme dhe e varrosin në varrezat e Ashlanit. Pas çlirimit, Bahriut i bëhet rivarrimi në varrezat e dëshmorëve të Vushtrrisë me rrethinë në fshatin Bletajë, së bashku me dëshmorët e tjerë.

Emrin e Bahriut e mban shkolla fillore e vendlindjes, në Shtruerë. Në oborrin e asaj shkolle sot shkëlqen madhështor busti i këtij dëshmori. Ndërkaq, portreti i Bahriut është i skalitur edhe në lapidarin e qytetit të Vushtrrisë, bashkë me të gjithë dëshmorëve të tjerë të kësaj treve.
Listing Address
Shkolla fillore "Bahri Kuqi"
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings