Bust i Dëshmorit Xhavit Kozhani "Burgia" - Ribar i Madh, Lipjan

Xhavit Kozhani lindi më 19 mars të vitit 1966 në fshatin Ribar i Madh, Komuna e Lipjanit. Mësimet e para, Xhaviti i mori në vendlindjen e tij. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike, drejtimi i xehetarisë, në Qendrën e Mesme Shkollore “Ulpiana” në Lypjan, në vitin 1985. Në maj të vitit 1998, Xhavit Koxhani, vendos përfundimisht për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Qysh prej zënies së Grykës së Llapushnikut, më 9 maj të atij viti, Xhaviti do të qëndrojë i patunduar në barrikadat e kësaj gryke historike të luftës së UÇK-së.<br>
Në hyrje të fshatit Zborcit, në anën lindore të telave të Blinajës, hetohet nga forcat serbe të cilat godasin pa paralajmërim. Xhaviti merr pozicion sulmi dhe zbraz në tërësi karikatorin e automatikut në drejtim të forcave policore serbe. Bie në altarin e atdheut me armë në dorë.<br>
Disa ditë më vonë, pas tërheqjes së forcave policore e ushtarake serbe, bashkëluftëtarët e tërheqin trupin e Xhavitit dhe e varrosin me nderime.
Latitude
42.50621055
Longitude
21.04426725
Viti i ndërtimit:
2020
Vlera e ndërtimit:
20,000.00
E ndërtuar nga:
Komuna, OVL-UÇK-së
Listing Address

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors