Busti i Dëshmorit Abdullah Tahiri - Gjilan

 Bust

Abdullah Tahiri u lind më 2 shtator 1956 në Malishevë të Gjilanit, dëshmorë i kombit i luftës në Kosovë.
Abdullahu shkollimin fillor e ndoqi ne Malishevë të Gjilanit, të mesmen e filloi në Gjilan dhe e përfundoi në Bujanoc kurse ate të lartë Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Shkollën Fillore e kreu në fshat kurse të Mesmen e vazhdoi në Gjilan ku në vitin 1975 largohet për “veprimtari armiqësore” kundër shtetit. Detyrohet që shkollimin e Mesëm ta vazhdojë në Bujanoc. Fakultetin nuk e mbaroi sepse u përjashtua duke qenë njëri ndër organizatorët e Demonstratave të Pranverës 1981. Më 11 mars 1981 tabaku i ushqimit u përmbys nga djaloshi që tërë jetën e kishte pritur këtë ditë. Dhe më 1-2 prill 1981, kur filluan demonstratat të ishin tejet të organizuar, ku u kërkua hapur Kosova Republikë, ndërsa Abdullahu ishte njeriu më praktik, më i zëshmi, i cili arriti t’u jepte kahe demonstratave. Gjatë kësaj kohe ishin një fazë e legjitimitetit të kërkesës “Kosova Republikë.
Tahiri është burgosur më vonë së bashku me Ahmet Demirin, si themelues të UÇK-së në Zonën e Karadakut dhe të dënuar më 4 vite burgim dhe disa të tjerë, Tahiri ishte komandantit themelues i ZOK-ut të UÇK-së, gjeneralmajori dhe tashmë dëshmor dhe hero i Kosovës.

  • Listing ID: 1627
  • E ndërtuar nga: Komuna