Busti i Dëshmorit Habib B. Zogaj - Dragobil, Malishevë

Habib Zogaj u lind më 9.6.1973 në Lladroc të Malishevës.<br>
Më 24 gusht 1998, në vendin e quajtur “Bajrak” të Luzhnicës gjatë një beteje të drejtpërdrejtë me armikun, në fushën e nderit bien dëshmorët Afrim Buqaj, Nuhi Mazreku dhe Gani Kastrati, që të tre luftëtarë të njësisë elite të UÇK-së. Një ditë më vonë, në përpjekie për t’i nxjerrë trupat e tre luftëtarëve të rënë, nga dora armike, në fushën e nderit bie edhe komandanti Ismet Jashari – ”Kumanova” si dhe Habib Zogaj – ”Arbri”. Rënia e këtyre pesë luftëtarëve të spikatur të UÇK-së brenda dy ditësh ishte humbje e madhe për luftën dhe zhvillimet e mëvonshme, sepse ajo u pasua me rënien e disa pikave strategjike si ajo në Luzhnicë, Carralevë etj. Mirëpo, heroizmi i tyre u bë motivim dhe shembull se si duhet luftuar e sakrifikuar për lirinë e atdheut. Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi për Habib Zogaj, Shtabi i Përgjithshëm mori vendim që njësia elite diversante-vëzhguese të pagëzohet me pseudonimin e Dëshmorit Habib Zogaj, ”Arbëri”. Në nder të heroizmit të tij ju ngrit edhe Busti në Dragobil.
Latitude
42.48119228
Longitude
20.72828707
Viti i ndërtimit:
2015
E ndërtuar nga:
Komuna
Listing Address
Palestra e Sportit

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors