Busti i Dëshmorit Hamdi S. Berisha - Malishevë

 Bust

Ky bust u ngrit në nderim të Dëshmorit të kombit Hamdi Berisha. Ai u lind më 8 mars të vitit 1977, në fshatin Ruhot të Pejës dhe ra heroikisht më 27 janar të vitit 1999.
Në ditën e rënies së tij, kur në ballë të kolonës po marshonte Hamdi Berisha me shokë u përballë me forca të shumta armike te Ura e Terzive afër fshatit Bishtazhin, papritmas nga këndi i djathtë i urës mbi lumin Erenik armiku hapi zjarr mbi luftëtarët e lirisë. Zjarrit i përgjigjen flakë për flakë luftëtarët e UÇK-së. Pavarësisht se pas një lufte të ashpër armiku detyrohet të kthehet prapa e me humbje nga ana e UÇK-së në fushën e nderit kishte rënë trimi Hamdi Berisha e me të edhe shoku i tij Kasim Shala.
Varrimi i dëshmorëve Hamdi Berisha e Kasim Shala, u bë më 4 shkurt 1999, me nderime të larta ushtarake e popullore në vendlindjen e tyre në fshatin Ruhot, ku më pas u varrosën edhe dëshmorët tjerë të këtij fshati, të rënë për liri.

  • Listing ID: 3584
  • Viti i ndërtimit: 2012
  • E ndërtuar nga: Komuna