Busti i Dëshmorit Sadri Vishaj - Beleg, Deçan

Dëshmori Sadri Vishaj u lind më 31 maj të vitit 1970, në fshatin Beleg të Deçanit.<br>
Në Shtator të vitit 1998 në Bjeshkët e Nemuna shumë civilë të plagosur ishin nisur të gjejnë shpëtim përtej kufirit. Por në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, ushtria serbe kishte zënë pritat. Vullnetarë për të prirë dolën luftëtarët Sadri Vishaj, Xhevat Sejfijaj nga Gllogjani, Shpëtim Bobi nga Lybeniqi dhe Rexhep Nikçi.<br>
Në luftime të rrepta, të zhvilluara kundër ushtrisë jugosllave dhe njësive speciale serbe, më 11 shtator 1998, luftojnë deri në frymën e fundit heroikisht e bien pranë njëri-tjetrit luftëtarët e lirisë Sadri Vishaj, Xhevat Sejfijaj e Shpëtim Bobi.<br>
Të tre as sot nuk prehen në vendlindjet e tyre. Dëshmitarët thonë se trupat e tyre janë bartur me helikopter nga forcat ushtarake serbe dhe janë varrosur në livadhet e Plavës. Por deri më sot, ndonëse kanë kaluar kaq vite, edhe pse familjarët e tyre kanë trokitur në shumë dyer, trupat e tyre ende vazhdojnë të mbahen peng. Ata kanë një ditërënie, më 11 shtator 1998, kanë një emër të përbashkët: dëshmorë lirie. Sadriu ishte i martuar dhe pas vetes ka lënë gruan Hasimen dhe dy vajzat, Mirandën dhe Sarandën, e cila u lind pas rënies së babait dëshmor.
Latitude
42.534167
Longitude
20.320552
E ndërtuar nga:
Komuna
Listing Address
Rr. Sadri Vishaj

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors