Kompleksi Memorial "Dëshmorët e Jabllanicës" - Jabllanicë, Gjakovë
Ky Kompleks gjindet në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës, ku gjatë luftës ka shërbyer si shtab i UÇK-së, ku UÇK-ja taktikisht ka ndërruar pozicionin e shtabit nga këtu në Gllogjan dhe herë pas herë nga Gllogjani në Jabllanicë. Ky Kompleks Memorial eshtë ndërtuar në shenjë të nderimit për rolin që kishte gjatë luftës së UÇK-së.
Në këtë kompleks gjinden Varrezat e Dëshmorëve të fshatit Jabllanicë, Kulla- Muze, rrethoja nga muri prej guri, dyert e hyrjes, platoja, lapidari.
Është duke u ndërtuar nga AMKMK-ja faza finale dhe përmban amfiteatrin, shtizet për këmbesorë, nyjet sanitare, renovimi i Kullës, ndriçimi dhe poashtu në brendin e kësaj hapësire gjindet një transporter i blinduar që shërben si trofe që UÇK-ja e kishte marr peng nga forcat kriminale serbe, poashtu ka edhe pjesë të gjelberimit të ultë dhe të lartë.
Në këtë kompleks filimisht është investuar me mjete vetanake dhe prej vitit 2019 ka kaluar në menaxhim të AMKMK-së.
- Listing ID: 3069
- Viti i ndërtimit: 2000-2022
- Vlera e ndërtimit: AMKMK- 127,819.50 Euro
- E ndërtuar nga: Donatorë Privat dhe AMKMK
- Nr parcelës:: 00579-0