Lapidari Dëshmorit Haradin A. Bajrami "Dinamiti" - Rreze, Lipjan
Haradin Bajrami, djali i Asllanit dhe nënë Sadijes, u lind në fshatin Rreze (ish – Leletiq), të Lipjanit. Ishte pjesëtar i një familje të varfër fshatare, por e njohur për trimëri dhe kundërvënie ndaj regjimit okupator serb.<br>
Shkollën fillore e kreu në Magurë. Në qershor 1998, Haradin Bajrami inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Asokohe në pikën e Blinajës komandonte, Shukri Buja, ndërkohë që në luftë për çlirimin e Kosovës ishin angazhuar edhe shumë veprimtarë të fshatrave rreth Blinajës e më gjerë nga komuna e Lypjanit, si Heset Sahiti nga Poturovci, Xhavit Koxhani nga Ribari Madh, mjeku Fitim Selimi nga fshati Banullë e shumë të tjerë. Haradin Bajrami ka marrë pjesë në luftimet, që forcat ushtarake dhe policore serbe kanë zhvilluar kundër pikave të UÇK-së, në Vërshec, Leletiq dhe në Blinajë, në korrik të vitit 1998.<br>
Pas masakrës serbe në fshatin Reçak të Shtimes, më 15 janar të vitit 1999, ku kishin rënë 11 luftëtarë të lirisë dhe ishin masakruar mizorisht 42 pjesëtarë në radhët e popullatës civile, Haradin Bajrami me luftëtarët e tij, në shenj hakmarrje kanë sulmuar forcat serbe në Blinajë. Serbët kishin minuar terrenin ku konsideronin se kalonin gjatë natës luftëtarët e UÇK-së të cilët po ashtu minon terrenin e forcave serbe. Më 2 prill të vitit 1999, Haradin Bajrami ndodhet me togën e tij në vendin e quajtur “Ligata e Madhe” në Blinajë. Papritmas bie në fushë të minuar ku merr plagë të rënda. Në fushën e minuar kishte rënë edhe ushtari Driton Grantolli nga fshati Shalë (ish-Sedllar), i cili po ashtu lëndohet. Bashkëluftëtarët e tërheqin Haradin Bajramin nga fusha e minuar dhe e dërgojnë në ambulancën e fshatit Shalë, ku ndodhej edhe mjeku i luftës, Fitim Selimi. Përpjekjet për t’ia shpëtuar jetën kishin qenë të kota, meqë Haradini kishte marrë lëndime vdekjeprurëse.<br>
Bashkëluftëtarët dhe familja e dëshmorit, ia kanë vënë pllakën përkujtimore në hyrje të fshatit Rreze. Familja e tij ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, nga shoqatat e luftës dhe nga Kuvendi Komunal i Lypjanit. Në shenjë përkujtimi për veprën heroike të dëshmorit Haradin Bajrami, rruga prej udhëkryqit të Lypjanit deri në qendër të qytetit, te Stacioni Policor, është emërtuar me emrin e këtij dëshmori.
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings