Lapidari i Dëshmorit Isa Sh. Mërrnica - Pasomë, Vushtrri
Isë Mërnica u lind më 5 korrik 1952 në fshatin Kodërflamur (ish-Vesekovc).

Isa ndihmoi organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shalën e Bajgorës.

Më 30.6.1998 në këtë trevë formohet brigada 141 “Mehë Uka” në ZOSH. Isa caktohet komandant kompanie në Batalionin e Dytë në Rashan, ku kjo kompani transferohet në Sumë. Në këtë kohë Isa kalon në Melenicë, Preten e Mejdan, që ishte një pikë strategjike me rëndësi e UÇK-së, ku armiku vazhdimisht tentonte të depërtojë.

Në ofensivën e 15 shtatorit 1998, kur pushtuesi serb sulmon Shalën e Llapin, Isa bëri një rezistencë heroike, duke përdorur strategji, guxim e taktikë të dalluar.

Në shkurt të vitit 1999, Isa caktohet komandant kompanie në Sumë. Në agun e 24 marsit 1999, nga armë të lehta e të rënda artilerike të ushtrisë armike serbe rrahet me zjarr e hekur. Në këtë luftë të ashpër e të pabarabartë, Isa dhe kompania e tij bëjnë rezistencë, duke filluar që nga ora 7 e deri në orën 12 të asaj dite, ku bandat serbe me artileri të rëndë futen nga sipër dhe nga ana e Tërllabuqit, me qëllim të pastrimit të terrenit, si dhe nga Krivareka, ku kishin depërtuar e ishin pozicionuar gjatë natës. Pas një beteje të ashpër, Isë Mërnica ra heroikisht. Pranë tij bie edhe bashkëluftëtari i tij, Nysret Zymeri, pikërisht te vendi i quajtur “Quka e Sumës”. Trupat e këtyre dëshmorëve janë zbuluar pas përfundimit të luftës në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë.

Dëshmori Isë Mërnica kishte pasur nofkën “Shpendi”.
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings