Shtatore e Dëshmorit Agron O. Rama - Gjakovë

Dëshmori i kombit, Agron Rama, është i lindur në fshatin Smolicë të Rekës së Keqe, komuna e Gjakovës, më 10 gusht 1972. Shumë herët mbeti pa babë Osmanin, që nga viti 1987, prandaj nënës Shakë i ra që ta rrisë Agronin, Rukën, Servetin, Ramën, Shkëndinë, Sinaverin dhe Gazmendin. Shkollën fillore Agroni e mbaroi në vendlindje, me sukses të shkëlqyeshëm, prandaj nëna Shake, me dëshirë që fëmija i parë t’i shkollohet për t’i nxjerrë në dritë vëllezërit dhe motrat, e regjistroi në shkollën e mesme profesionale në Gjakovë. Por edhe të rinjtë nga Shqiponja, Gllogjani e Smolica shtojnë veprimtarinë, sa në shtrirje aq edhe në intensitet, prandaj edhe Agron Rama, si kryetar i fshatit, më 1997 mobilizon familjen, kushërinjtë dhe fshatin.<br>
Gjatë luftimeve të dhjetorit në Gllogjan, ndërsa në Pashtrik gjurmohej pas luftëtarëve të Grupit të Mujë Krasniqit, Agron Rama kryente aksione guerile “dëmto e tërhiqu”, si në Smolicë ashtu edhe në fshatrat e Rekës së Keqe dhe plagoset rëndë më 16 dhjetor, por shkatërron efektivin dhe teknikën e bandave serboçetnike dhe falë altruizmit dhe vendosmërisë së shokëve, arrin të tërhiqet.<br>
Përcjellja e fundit kah amshimi dhe përjetësia i bëhet më 5 shkurt në Shqiponjë, pranë Agim Zenelit, ndërsa më 5 shtator 1999 Agron Osman Rama rivendoset në Smolicë, në “Kopshtin e Dëshmorëve”. “Luanin e Smolicës” me shkrime e përkujtuan: Hasan Hasani e Bajram Kurti, ndërsa krahas emrit të kazermës “Agron Rama” në Deçan, përjetësinë ia ruajnë shumë këngë të Zeqë Kuqit e Rifat Berishës si dhe rapsoditë e Shaban Shishmanit e Hysni Kelmendit, nën tingujt e të cilëve lëshojnë shtat Osmani – Moni, tani semimaturant dhe Fioralba, një bukuroshe që ende rritet në prehrin e gjyshes Shake, bijë krenare e Hxhijajve të Korenicës, nënë që lindi Agron Ramën, të shtrirë në gojëdhëna toponimike prej “Urës së Musë Ymerit” e deri te “Ura e Rogovës”.
Latitude
42.37546681
Longitude
20.42570973
E ndërtuar nga:
Komuna
Listing Address
Rr. Konferenca e Bunjanit

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors