Shtatorja e Dëshmorit Ali Ajeti - Podujevë
Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeqël të Besianës, në vitin 1957 në një familje të njohur atdhetare.<br>
Më 31 maj të vitit 1989 bie heroikisht, Ali Ajeti, i burgosur politik atdhetar dhe revolucionar i njohur i kohës. Lindi në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Besianës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët kryenin sulme kundër milicisë vrastare serbe. Në mesin e rinisë militante të viteve 80, një vend të rëndësishëm zë edhe veprimtaria e atdhetarit dhe luftëtarit të mirënjohur Ali Ajeti, i cili me disa bashkëveprimtarë kishte krijuar njësitin gueril, që më vonë do të quhej “Çeta e Llapit”<br>
Më 30 maj të vitit 1989 ishte organizuar një demonstratë masive e shqiptarëve liridashës në Besianë, meqë gjatë atyre ditëve Kosovën po e vizitonte një delegacion diplomatësh nga Parlamenti Evropa, mbase me qëllim për t’ u njohur për së afërmi me rrjedhat në Kosovë, pas pezullimit të Autonomisë së Kosovës nga regjimi kriminal i Milosheviqit. Ali Ajeti i armatosur printe në ballë të demonstratës masive e cila mori përmasa.<br>
Më 31 maj të po atij viti, militanti i lirisë, komandanti i “Çetës heroike të Llapit” Ali Ajeti bie duke luftuar trimërisht e heroikisht kundër milicisë së Milosheviqit, në fshatin Shtedim të Besianës, (ish-Podujevë). Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ali Ajetit u bë burim frymëzimi jo vetëm për bashkëveprimtarët e tij të ilegales, por edhe për tërë rininë militante të kohës.<br>
Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ali Ajetit u bë burim frymëzimi jo vetëm për bashkëveprimtarët e tij të ilegales, por edhe për tërë rininë militante të kohës. Veprën e tij heroike, sipas idesë militante të Ukshin Hotit, “Bëje ose vdis” do ta vazhdonte njëri ndër komandantët më emblematik të luftës së UÇK-së Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij nga Llapi e tërë Kosova.
Listing Address
Rr. Bahtir Fazliu
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings