Shtatorja e Dëshmorit Ismet Asllani - Lipjan

 Shtatore

Dëshmori Ismet Hazir Asllani ka lindur në fshatin Prapashticë të rahinës malore të Gallapit. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtë njohur me emrin Ismet AsIlani – Prapashtica. Që të njihet më mirë figura e këtij dëshmori – hero, do të ishte e arsyeshme të dimë se nga vjen ky njeri i vërtetë. Të parët e tij janë banorë autoktonë, brez pas brezi, të fshatit Prapashticë, i cili, deri vonë, ka pasur 160 shtëpi. Sa më shumë rritej aktiviteti i UÇK-së, aq më e madhe bëhej ndihma e Ismetit dhe e familjes së tij për Luftën Çlirimtare, por duke përdorur si ndërmjetës kushëririn e tij të parë, Ramiz Asllanin, më vonë luftëtar i Brigadës 153.
Pas Luftës së Prekazit, kur rritja e UÇK-së në numër u bë në formën e një bumi, Ismet Asllani, tërë pasurinë e tij e orientoi në drejtim të Luftës sonë Çlirimtare. Nga mulliri në Kijevë, bëhej furnizimi i luftë-tarëve që luftonin në Drenicë e Dukagjin. Armiku, përmes agjentëve të vet, i ra në gjurmë dhe, në fund të muajit mars 1998, dërgon policinë dhe ia djeg mullirin. Megjithatë, IsmetAsIlani, fumizimin e atyre zonave nuk e ndërpret. Ai dyfishon kapacitetin prodhues të mullirit në Hallaç të Vogël, nga i cili çdo ditë dërgoheshin në Anadrin dhe Dukagjin gati dhjetë tonë miell për luftëtarët, derisa mulliri u dogj nga armiku, përsëri në muajin mars, por të vitit 1999. Njëkohësisht në dalje të Lypjanit për në Prishtinë ishte vendosur një postbllok tjetër, ku nuk lejohej asnjë makinë të shkonte për në Prishtinë.
PostbIloget ishin përforcuar me autoblinda.
Policia i jep drejtim kalimi të detyruar për në Lypjan, vetëm makinës që ngiste ai. Gjithçka është e qartë tashmë për Ismet Asllanin, “Luanin Makinat ushtarake, që e ndiqnin nga prapa filluan të hapin zjarr në drejtim të lsmetit. Ai rrit shpejtësinë e makinës. Në këto momente, nga drejtimi i Lypjanit vijnë dy autoblinda, duke ecur paralel, që tii hiqnin mundësinë për të manovruar me makinë, duke ia bllokuar rrugën. Luftëtarët e Brigadës 153 dhe tërë Zonën Operative të Llapit, lajmi i vrasjes së heroit, Ismet AsIlani, i tronditi, por, njëkohësisht, u shtoi urrejtjen për të luftuar më me tërbim kundër armikut pushtues. Por edhe armiku nuk e kishte të vogël urrejtjen.
Trupi i dëshmorit merret fshehtas nga morgu i spitalit të Prishtinës dhe varroset te oborri i axhës së tij, Ademit, në Prishtinë. Më 1 korrik 1999 rivarroset me nderime te Qafa e Xheheme, në Prapashticë, atje ku qenë varrosur të parët e tij, të vrarë nga serbët në vitin 1921, pasi ai kishte qenë edhe amaneti i tij.

  • Listing ID: 3780
  • E ndërtuar nga: Komuna