Shtatorja e Edmond Hoxhës - Junik

 Shtatore

Edmond Hoxha ka lindur më 10 tetor 1975 në Junik të komunës së Deçanit. Familja e tij kishte trashëguar traditën e luftës e të qëndresës kundër pushtuesve të të gjitha kohëve. Gjyshi dhe mixha i Edmondit, Ymeri, në vjeshtë të vitit 1944 bien në luftë kundër pushtuesve serbë. Ashtu sikurse edhe shumë luftëtarëve të tjerë shqiptarë, atyre, as sot nuk u dihen varret, por kujtimi për ta dhe për veprën e tyre heroike është përcjellë brez pas brezi. I ati i Edmondit, Hysni Hoxha ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në armatën e Shqipërisë. Asokohe, Edmondit tërë vrull e fuqi djaloshare, Zahiri Pajaziti ia beson shumë detyra delikate, të cilat ai do t’ i kryente me vigjilencë dhe përkushtim. Në hyrje të fshatit Pestovë të Vushtrrisë, në orën 16 e 5 minuta prita e policisë serbe, e lajmëruar paraprakisht nga komanda e policisë, e cila e kishte filluar aksionin, merr në shënjestër veturën, në të cilën ishin përgatitur për rezistencë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi.
Ata, duke e parë se ndodhen në rrethim, i drejtojnë automatikët e tyre kundër pritës. Breshëria e armëve të armikut kishte përshkuar nga të tri anët, nga prita dhe nga eskadroni i policisë që ishte vënë në ndjekje.
Atë ditë ranë në altarin e atdheut tre luftëtarët e përkushtuar të radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ranë për të fituar pavdekësinë: Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu.
Rënia e tyre heroike, duke luftuar ballë për ballë me armikun, u bë shembull frymëzimi për qindra e mijëra luftëtarë dhe luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Trupi i dëshmorit Edmond Hoxha varroset në varrezat e Junikut, më 3 shkurt të vitit 1997. Në nderim dhe respekt për gjakun e tij të derdhur në altarin e atdheut, marrin pjesë mijëra qytetarë liridashës nga mbarë Kosova.

Kishte marrë pjesë në aksione dhe kishte treguar aftësi të shkëlqyeshme në kryerjen e tyre. Pikërisht për këto veti dhe për karakterin e tij të pathyeshëm, Zahir Pajaziti e mbante afër sa herë që kishte në plan të kryente ndonjë aksion delikat.

  • Listing ID: 3186
  • Vlera e ndërtimit: 50,000.00 + 39,002.00
  • E ndërtuar nga: Komuna, AMKMK