Busti i Dëshmorit Malush Ahmeti - Rezallë, Skenderaj
Malush Ahmeti lindi më 16 nëntor të vitit 1951 dhe vdiq më 15 maj të vitit 1999.<br>
Atë ditë Malush Ahmeti ndodhet në malin e Paluhit në Brigje të Rezallës.<br>
Rreth orës 8 të mëngjesit, ai mori lajmin për pozicionimin e forcave serbe në Deviq. Në momentet kur kishte filluar breshëria e minhedhësve nga pozicioni i armikut, afër vendit ku ishte pozicionuar Malushi ranë tri predha të minahedhësit, rreth 400 metra. Ndërkohë shpërthen një predhë tjetër e minahedhësit 122 milimetra pikërisht në pozicionin luftarak të Malush Ahmetit. Aty Malush Ahmeti bie heroikisht në altarin e atdheut, në vendin ku kishte luftuar dhe kishte korrë fitore sa e sa herë.<br>
Në mbrëmje kufoma e Malushit u tërhoq nga bashkëluftëtarët. Në të njëjtin vend, të nesërmen në mbrëmje u varros me nderime nga bashkëluftëtarët. Varri u hap me kohë por nuk u arrit të bëhet varrimi për shkak se serbët idenifikuan vendin, të cilin filluan ta granatonin.<br>
Pas mbarimit të luftës, bashkëluftëtarët, me nderime ushtarake trupin e dëshmorit e varrosin në varrezat e dëshmorëve të fshatit Rezallë.
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings