Busti i Dëshmorit Gani Elshani - Krajkovë, Drenas

 Bust

Gani Elshani u lind më 14.2.1955 dhe vdiq më 14.12.1998.

Ai së bashku me veprimtarin dhe ish të burgosurin politik, doktor Hafir Shalën, hapi ambulancën shëndetësore në shtëpinë e Ganiut, e cila funksionoi deri në maj të vitit 1998, kur doktor Hafir Shala arrestohet nga policia pushtuese serbe.

Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në fshatrat përreth Grykës së Llapushnikut, më 8 e 9 maj dhe 25 e 26 korrik 1998 në luftimet në Grykë të Llapushnikut dhe pastaj u përball me ofensivat e njëpasnjëshme të forcave kriminale të pushtuesit serb deri në nëntor të vitit 1998.
Më 9 nëntor 1998, Gani Elshani dhe qindra luftëtarë të tjerë u nisën për në Shqipëri për të siguruar armatim dhe municion.
Pas qëndrimit 5-javor në Bazën e Stërvitjeve në Cahan, kryen ushtrimet në qitje nga të gjitha llojet e armëve. Në natën e 14 dhjetorit të vitit 1998, Ganiu me 143 luftëtarë të tjerë, të udhëhequr nga komandanti Mujë Krasniqi, të armatosur mirë, mësyjnë kufirin për të sjellur armë në Kosovë. Mirëpo, militarët serbë kishin ngritur pusinë. Në atë pusi kundër luftëtarëve të UÇK – së u sulmua me të gjitha armët. Në fushën e nderit bie dëshmori Mujë Krasniqi-Komandanti “Kapuçi”, vetë i 35-ti luftë=tar, në mesin e tyre edhe Gani Elshani. Trupat e të rënëve u identifikuan në Morgun e Prizrenit, me përjashtim të trupit të dëshmorit Gani Elshani.
Pas luftës, më 23.10.1999, një ekip i mjekësisë ligjore në bashkëpunim me familjarët identifikojnë trupin e pajetë të dëshmorit Gani Elshani, kurse më 30.10.’99 u bë ceremonia e varrimit të tij. Trupi i tij sot pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Kroikovë të Drenasit, rrëzë Malit të Kozmaqit.

  • Listing ID: 2445
  • E ndërtuar nga: Komuna