Busti i Dëshmorit Ramadan Morina - Damanek, Malishevë
Ky Bust u ndërtua në nderim të rënies heroike të Dëshmorit Ramadan Morina. Ai lindi më 1 nëntor të vitit 1960 dhe ra heroikisht më 17 maj të vitit 1998.<br>
Në mëngjesin e rënies së tij, forcat policore e ushtarake serbe shumë të armatosura hynë në oborrin e familjes së tij, ndërkohë që një helikopter i forcave serbe vëzhgonte nga ajri .<br>
Pas një rezistence realisht të madhe ranë heroikisht tre vëllezërit Ramadan, Sefer dhe Brahim Morina. Në ndërkohë u zu i gjallë edhe djali i agjës së Ramadanit, Hajdin Morina, i cili u torturua barbarisht si dhe u arrestuan edhe shumë kushërinj e bashkëfshatarë të tyre të cilët u rrahën mizorisht.<br>
Në orët e mesnatës, në kushte dhe rrethana lufte, luftëtarët e rënë për liri, bashkëluftëtarët e tyre i varrosin me nderime ushtarake në varrezat e fshatit Zabergjë.
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings