Kompleksi Memorial Dëshmorët e Kombit - Gllogjan, Deçan
Ky kompleks memorial filloi të ndërtohej menjëherë pas lufte. Fillimisht filloi të ndërtohej me iniciativë të donatorëve privatë, ku u ndërtuan muri rrethues dhe dy portat, në vlerë prej 96,000.00 eurove. Gjatë viteve 2000-2002, prapë me iniciativë të donatorëve, u ndërtua kulla-muze, në vlerë prej 187,000.00 eurove. Ndërsa, gjatë viteve 2011-2012, Komuna e Deçanit investoi në dy faza, në vlerë prej 194,124.42 eurove, ku u rregulluan varrezat e dëshmorëve dhe hapësira përreth.
Kompleksi përmban varrezat e dëshmorëve të ZOD-it, kullën-muze, rrethojën me mur guri, portat hyrëse, gjelbërim, shtigje, ndriçim.
- Listing ID: 2939
- Viti i ndërtimit: 1999-2012
- Vlera e ndërtimit: 477,124.42 Euro
- E ndërtuar nga: Donatorë Privat dhe Komuna
- Nr parcelës:: 00037-0