Kompleksi Memorial Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së i ZOD-it - Gllogjan, Deçan

 Kompleks Memorial

Ky kompleks u ndërtua dhe u konservua për shkak të rolit të cilin e luajti gjatë Luftës së viteve 1998 – 1999.  Në këtë vend ishte i vendosur shtabi i Zonës Operative të Dukagjinit. Gjatë luftës ky shtab u dogj tërësisht dhe mbeti ashtu deri në vitet 2017-2018, kur Komuna e Deçanit së bashku me AMKMK-në e hartuan projektin për konservimin dhe ndërtimin e këtij Kompleksi – Shtabi i Përgjithshëm i ZOD-it, Gllogjan.

Këtu do të gërshetohen konservimi i objekteve të vjetra dhe ndërtimi i objekteve të reja, që në realitet do të paraqesin muzealizimin e kësaj hapësire e cila do të jetë shumë atraktive për vizitorët dhe njëkohësisht do të ruajë edhe historinë e kësaj zone.

Deri më tani në këtë kompleks është investuar në dy faza, në vlerë prej 1,467,990.24 eurove. Këtë vit do të vazhdojë ndërtimi i fazës së tretë.

Kompleksi do të përmbajë: objektet e vjetra, të cilat janë restauruar dhe konservuar, objektet e reja, hapësirat muzeore, fontanën (shatërvanin), hapësirat teknike, shtigje dhe parkingje. I gjithë kompleksi do të jetë i mbuluar me mbulesë nga materiali i ETFE-së.

 

  • Listing ID: 5347
  • Viti i ndërtimit: 2018- Komuna, 2019-2022 AMKMK
  • Vlera e ndërtimit: 1,467.990.24 Euro
  • E ndërtuar nga: AMKMK dhe Komuna e Deçanit
  • Nr parcelës:: 00497-0, 00498-0