Shtatorja e Dëshmorit Remzi Ademaj - Prizren
Remzi Ademaj u lind me 3 qershor 1952 ne fshatin Zhur te Prizrenit.Remzi Ademaj ishte dhe do te mbetet njeri nder patriotet,ideologet, luftetaret dhe komandantet me te shquar ne mbare Kosoven.Eshte i njohur me nofken e luftes &#8220;Komandant Petrit Kodra&#8221;.<br>
Ishte nismetari kryesor per formimin e Shoqates Humanitare Bamirese&#8221; Nena Tereze” ne Zhur. Themeluesi i Keshillit per Mbrojtjen te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Zhur, themelues i Shoqates kunder Analfabetizmit ne Zhur, Keshillit te Hipokratit ne Zhur etj.<br>
Remzi Ademaj dha kontribut te çmuar edhe ne mbijetesen e arsimit dhe shkolles shqipe ne Zhur dhe lokalitet ne vitet 1990 – 1998, pikerisht ne kohen kur Serbia u angazhua per çberjen e saj, ai nuk hezitonte qe te ndihmonte Keshillin per Financim te Zhurit ne mbledhjen grumbullimin e mjeteve materiale per kompenzimin e pagave te punetoreve arsimore te Zhurit dhe lokalitetit. Remzi Ademaj ishte njeri i fjales, i aksionit, humanist, i drejte, arsimdashes dhe mbi te gjitha ishte vizionar, trim dhe sypatrembur.<br>
Ai me 4 korrik 1998 emerohet ne detyren e Komandantit te Shtabit Lokal te UÇK-se per Prizren. Nen udheheqjen e Komandant Petritit njesitet e UÇK-se, ne rajonin e Prizrenit arriten me sukses te plote te zbrapsin te gjitha sulmet e forcave serbe dhe te dalin fitimtare ne shume beteja, njera nder keto beteja ishte ajo e dates 7 korrik 1998 tek vend i quajtur&#8221; Laku i Billushes” dhe beteja e zhvilluar me daten 16 korrik 1998 e zhvilluar ne tri pikat: Tusuz, te Kullla e Hoqes dhe Billushe. Me rastin e ristrukturimit te UÇK-se ai thirret nga Shtabi i Pergjithshem i UÇK-se me 14 gusht 1998 ne Kleçke, per te marre detyra te reja. Ai emerohet Komandant i pare i Zones Operative te Pashtrikut. Rruges duke u kthyer nga Kleçka, gjate nje lufte te pabarabarte por tinanike, ne fshatin Nashec, ai bie heroikisht ne altarin e lirise 15 gusht 1998. Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Lybeqeve Malesi e Verrinit me 16 gusht 1998. Pas perfundimit te Luftes, ai rivarroset ne Varrezat e Deshmoreve ne fshatin Landovice te Prizrenit.
Listing Address
Rr Ade Jashari
Kërko Objekte
96 Listings
17 Listings
553 Listings
88 Listings
104 Listings
161 Listings
70 Listings
35 Listings
17 Listings
25 Listings
204 Listings