Shtatorja e Dëshmorit Remzi Ademaj - Prizren

 Shtatore

Remzi Ademaj u lind me 3 qershor 1952 ne fshatin Zhur te Prizrenit.Remzi Ademaj ishte dhe do te mbetet njeri nder patriotet,ideologet, luftetaret dhe komandantet me te shquar ne mbare Kosoven.Eshte i njohur me nofken e luftes “Komandant Petrit Kodra”.
Ishte nismetari kryesor per formimin e Shoqates Humanitare Bamirese” Nena Tereze” ne Zhur. Themeluesi i Keshillit per Mbrojtjen te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Zhur, themelues i Shoqates kunder Analfabetizmit ne Zhur, Keshillit te Hipokratit ne Zhur etj.
Remzi Ademaj dha kontribut te çmuar edhe ne mbijetesen e arsimit dhe shkolles shqipe ne Zhur dhe lokalitet ne vitet 1990 – 1998, pikerisht ne kohen kur Serbia u angazhua per çberjen e saj, ai nuk hezitonte qe te ndihmonte Keshillin per Financim te Zhurit ne mbledhjen grumbullimin e mjeteve materiale per kompenzimin e pagave te punetoreve arsimore te Zhurit dhe lokalitetit. Remzi Ademaj ishte njeri i fjales, i aksionit, humanist, i drejte, arsimdashes dhe mbi te gjitha ishte vizionar, trim dhe sypatrembur.
Ai me 4 korrik 1998 emerohet ne detyren e Komandantit te Shtabit Lokal te UÇK-se per Prizren. Nen udheheqjen e Komandant Petritit njesitet e UÇK-se, ne rajonin e Prizrenit arriten me sukses te plote te zbrapsin te gjitha sulmet e forcave serbe dhe te dalin fitimtare ne shume beteja, njera nder keto beteja ishte ajo e dates 7 korrik 1998 tek vend i quajtur” Laku i Billushes” dhe beteja e zhvilluar me daten 16 korrik 1998 e zhvilluar ne tri pikat: Tusuz, te Kullla e Hoqes dhe Billushe. Me rastin e ristrukturimit te UÇK-se ai thirret nga Shtabi i Pergjithshem i UÇK-se me 14 gusht 1998 ne Kleçke, per te marre detyra te reja. Ai emerohet Komandant i pare i Zones Operative te Pashtrikut. Rruges duke u kthyer nga Kleçka, gjate nje lufte te pabarabarte por tinanike, ne fshatin Nashec, ai bie heroikisht ne altarin e lirise 15 gusht 1998. Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Lybeqeve Malesi e Verrinit me 16 gusht 1998. Pas perfundimit te Luftes, ai rivarroset ne Varrezat e Deshmoreve ne fshatin Landovice te Prizrenit.

  • Listing ID: 3260
  • E ndërtuar nga: Komuna