Shtëpia e Masakrës së Familjes Ahmeti - Likoshan, Drenas

Familja Ahmeti, nga fshati Likoshan i Drenasit, kanë shndërruar shtëpitë e tyre në muze. Në këto shtëpi, në oborrin e tyre u vranë 10 anëtarë të familjes, në luftën e fundit në Kosovë. Me 28 shkurt të vitit 1998, rreth shtëpive të familjes Ahmeti është zhvilluar një luftë në mes të UÇK-së dhe forcave policore serbe. Para dyerve të shtëpive kanë mbetur të vrarë pjesëtar të policisë serbe dhe është plagosur ushtari i UÇK-së, Rexhep Rexhepi”, rrëfen Ahmeti, i cili thotë se këtu ishte pikënisja e gjithë masakrës që serbët bënë ndaj familjes Ahmeti.<br>
Ushtarin e UÇK-së, Rexhep Rexhepin familjarët e familjes Ahmeti e kanë strehuar dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Por ky veprim është diktuar nga forcat serbe të cilët e kanë gjetur ushtarin Rexhepi në shtëpinë tonë, ku më pas i kanë marrë të gjithë meshkujt e familjes dhe i kanë ekzekutuar para dyerve të familjes Ahmeti”.<br>
“Është vendi i parë ku kanë filluar masakrat serbe në Kosovë, dhe shtatë ditë pas kësaj masakre është mbledhë “Grupi i Kontaktit” pasi e ka parë se çka po do me ndodhë në Kosovë”.
Latitude
42.699685
Longitude
20.898961
Viti i ndërtimit:
2017-2019
Vlera e ndërtimit:
326,420.39 Euro.
E ndërtuar nga:
AMKMK
Listing Address
Rr. Muhmet e Naser Gjeli

Kërko Objekte

 
Reset
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors