1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit Ligjor janë:
1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Agjencisë për zbatimin e Legjislacionit;
1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit
1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim memorandumeve dhe propozim-kontratave;
1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të Agjencisë me institucionet përkatëse;
1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Agjencisë;
1.7. Merr pjesë në dëgjimet publike për kërkesat e pranuara për shpronësim, sipas vendimeve të Qeverisë;
1.8. Ofron këshilla dhe udhëzime sa i përket procesit të shpronësimit, sipas kërkesës.
2. Udhëheqësi i Divizionit Ligjor raporton tek Drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin Ligjor është dy (2).