Divizioni për Menaxhim të komplekseve memoriale

1. Detyrat dhe përgjegjesite e Divizionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale janë:

1.1. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në komplekset memoriale;

1.2. Mirëmban komplekset memoriale;

1.3. Menaxhon sistemin e mirëmbajtjes dhe ruajtjes të komplekseve memoriale si dhe lehtëson menaxhimin e tyre duke përdorur metodat stimuluese;

1.4. Ofron të dhëna për hartimin e revistes, broshurave, web-faqes dhe raportit vjetor;

1.5. Ofron shërbime që kanë të bëjne me çështje të sigurise dhe funksionim të Komplekseve Memoriale;

1.6. Merret me përgatitjet dhe manifestimet e ndryshme, përgatit ceremonitë festive dhe ato përkujtimore në komplekse memoriale;

1.7. Koordinon punët me përgjegjesit në komplekse memoriale.

2. Udhëheqesi i Divizionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale raporton tek Drejtori i Departamentit për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve Memoriale

3. Numri i të punesuarve në Divizionin për Menaxhim të Komplekseve memoriale është  njëzet e katër (24).