Divizioni për Teknologji Informative, GIS dhe Shërbime të Logjistikës

1. Detyrat dhe përgjegjesitë e Divizionit për Teknologji Informative, GIS dhe Shërbime të Logjistikës janë:

  1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të Agjencisë;

  1.2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;

  1.3. Menaxhon inventarin dhe depotë e Agjencisë;

  1.4. Mirëmban dhe administron sistemin e rrjetit të Agjencisë, (Internet – telefon);

  1.5. Koordinon punën me zyren e GIS-it për mirëmbajtje të ueb-faqeve dhe linçeve;

  1.6. Siguron mbështetje teknike për pajisjet e stafit (PC, Server) etj

  1.7. Koordinon kërkesat dhe nevojat e Agjencisë për mallra dhe pajisje të zyres për punë;

 1.8. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e Agjencisë;

 1.9. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të Agjencisë.

 1.10. Krijon Gjeo-databazën e të dhënave

 1.11. Azhurnon dhe mban gjeo-databazën e të dhënave

 1.12. Digjitalizimi dhe Vektorizimi i Komplekseve Memoriale të Kosovës;

 1.13. Paraqitjen hartografike të tyre (krijimin e hartave sipas nevojës);

 1.14. Krijimin dhe mirëmbajtjen e Web-faqeve dhe web-hartave;

 1.15. Bashkëpunon me departamentet dhe divizionet në Agjenci;

 1.16. Prezantimin, ose paraqitjen tabelare, vizuale, grafike të komplekseve memoriale dhe atributeve të tyre specifike;

 1.17. Bashkëpunon në përgatitjen dhe hartimin e raporteve, broshurave dhe revistave të Agjencisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për TI, GIS dhe Shërbime Logjike, raporton tek Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI, GIS dhe Shërbime Logjistike është pesë (5).