Divizioni për Planifikim dhe Projekte të komplekseve memoriale

1. Detyrat dhe përgjegjësite e Divizionit për Planifikim dhe Projekte të Komplekseve Memoriale janë:

1.1. Planifikon veprimet brenda zonave për nevojen e hartimit të Planeve Hapësinore dhe Urbane;

1.2. Paraqet nevojen për hartim dhe i përgatit materialin për nevojat e projekteve dhe pranimit të projekteve nga kompanitë që bëjnë hartimin e tyre, paraqet nevojën për ndryshime dhe dërgon kërkesat për aprovim të Drejtori i Agjencisë.

1.3. Në bashkëpunim me divizionin ligjor pergatit propozim vendimet për shpalljen e zonave me interes duke pasparasysh ngritjen e ndonjë kompleksi memorial;

1.4. Siguron që projektet të jenë të kompletuara dhe të ketë përdorim adekuat të tyre;

1.5. Menaxhon dhe mirëmban informatat për Departamentin brenda Agjencisë, menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron shërbime lidhur me, administrimin, mirëmbajtjen ruajtjen dhe ngritjene komplekseve memoriale në Kosovë;

1.6.Siguron funksionimin normal të projekteve për komplekset memoriale;

1.7. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e punëve dhe përcakton nevojat dhe profilin për punësimin e punëtorëve të Departamentit;

1.8. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në komplekset memoriale;

1.9. Menaxhon ekzekutimin e punëve dhe projekteve në terren, përgatite dokumentet për pagesa dhe harton raportin e pranimit teknik të punëve.

2. Udhëheqesi i Divizionit për Planifikim dhe Projekte të Komplekseve Memoriale raporton tek Drejtori i Departamentit për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve Memoriale.

3. Numri i të punesuarve në Divizionin për Planifikim dhe Projekte të komplekseve është katër (4).