1. Detyrat dhe përgjegjesite e Divizionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale janë:
1.1. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në komplekset memoriale;
1.2. Mirëmban komplekset memoriale;
1.3. Menaxhon sistemin e mirëmbajtjes dhe ruajtjes të komplekseve memoriale si dhe lehtëson menaxhimin e tyre duke përdorur metodat stimuluese;
1.4. Ofron të dhëna për hartimin e revistes, broshurave, web-faqes dhe raportit vjetor;
1.5. Ofron shërbime që kanë të bëjne me çështje të sigurise dhe funksionim të Komplekseve Memoriale;
1.6. Merret me përgatitjet dhe manifestimet e ndryshme, përgatit ceremonitë festive dhe ato përkujtimore në komplekse memoriale;
1.7. Koordinon punët me përgjegjesit në komplekse memoriale.
2. Udhëheqesi i Divizionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale raporton tek Drejtori i Departamentit për Planifikim, Projekte dhe Menaxhim të Komplekseve Memoriale
3. Numri i të punesuarve në Divizionin për Menaxhim të Komplekseve memoriale është njëzet e katër (24).