12 Prilli – Dita e Dëshmorëve të Komunës së Istogut

Në nderim të 12 Prillit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Istogut, sot në Vrellë të Istogut u mbajt një manifestim përkujtimor me pjesëmarrjen e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, familjarëve të martirëve si dhe qytetarëve nga mbarë vendi.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj, i cili së bashku me të pranishmit, shprehu nderimin e thellë për veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të Kombit.
Pas manifestimit, Drejtori Hakaj bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë Lapidarit të Dëshmorëve në qendër të qytetit të Istogut, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Komunës së Istogut dhe të gjithë Kosovës. Nderim dhe kujtim i paharruar për të gjithë të rënët për liri.
Me këtë rast, Drejtori Hakaj u prit edhe nga Kryetari i OVL-së UÇK-së në Istog, z. Muhamet Demaj, në ambientet e kësaj organizate. Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e përbashkët të detyrimeve për vitin 2025, me qëllim të respektimit dhe përkujdesjes së vazhdueshme institucionale për dëshmorët dhe familjet e tyre.